Al Bano sërish probleme me zemrën, shtrohet me urgjencë në spital – Opinion – Faqja Zyrtare
InstaBIZ

Al Bano sërish probleme me zemrën, shtrohet me urgjencë në spital

foto Fabio Ferrari - LaPresse
15 02 2011 Sanremo IM
61mo festival della canzone italiana
Albano Carrisi
nella foto: Albano Carrisi

photo Fabio Ferrari - LaPresse
15 02 2011 Sanremo IM
61th Festival of Italian Song
Albano Carrisi
in the photo: Albano Carrisi

Këngëtari i njohur italian Al Bano është shtruar mbrëmjen e djeshme në spital pas problemeve me shëndetin.

Sipas mediave italiane, 73 vjeçari pas interpretimit përpara publikut, mbrëmjen e së dielës 19 mars, në Porto Sant’Elpidio, rrugës për në shtëpi, ndjeu një dhimbje dhe bashkëpunëtorët e tij e shoqëruan në një poliklinikë në Bari.

Në muajin dhjetor të vitit që kaloi , përpara Sanremos, këngëtari iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale pas një ataku kardiak.

Sipas burimeve të spitalit bëhet fjalë për një ishemi kalimtare. Pas shtrimit në Bari, Al Banon e vizitoi edhe shoqja e tij Loredana Lecciso. Gjatë natës ai u dërgua në spitalin e Leçes në repartin e specializuar për kurimin e iktusit.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko