Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kënga heroike arbëreshe kushtuar vdekjes së Gjergj Kastriotit

2016/09/05 at 9:59 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kënga heroike arbëreshe kushtuar vdekjes së Gjergj Kastriotit

Nga Aurenc Bebja

Kënga e më poshtme, kushtuar Gjergj Kastriotit, është marrë në veprën e shkrimtares me origjinë shqiptare, Dora d’Istria-s (Elena Gjika), me titullin : « La nationalité albanaise d’après les chants populaires – Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore. ».

Vepra e Elena Gjikës është botuar vitin 1866 në gjuhën frënge në « Revue des Deux Mondes », Paris. Autorja ka përmbledhur disa këngë popullore shqiptare, ku njëra prej tyre i dedikohet heroit tonë kombëtar.

Më saktësisht, autorja e ka marrë këngën për Skënderbeun në veprën « Su gli Albanesi, ricerche e pensieri » të shkrimtarit arbëresh, Vincenzo Dorsa, të botuar në vitin 1847 në Napoli.

Ja kënga në vijim :

« Kur u nis Skënderbeu për në luftë, gjatë rrugës që po ndiqte, ai takon Vdekjen, e dërguara e hidhur e aventurës së trishtë. – Emri im është vdekja : kthehu mbrapsht, o Skënderbe, sepse jetës tënde po i vjen fundi – Ai e dëgjon, e vështron, nxjerr shpatën, ndërsa ajo qëndron e shtangur.

Hije e erës, që tremb vetëm frikacakët, nga e di ti se unë duhet të vdes ? Zemra jote e ngrirë a mund të profetizojë zhdukjen time ? Apo të është hapur libri i fatit të heronjve ?

Dje, në qiej, u hapën për mua librat e fatit. E zezë dhe e ftohtë si një vello, ajo zbriste mbi kokën tënde, dhe më pas ajo u hodh mbi të tjerët.

Skënderbeu përplas duart, dhe zemra e tij lëshon një ofshamë. Ah ! Fatkeq ! Më erdhi fundi. Ai fillon të kujtojë të kaluarën ; sheh djalin e tij të rritet pa baba dhe mbretërinë mes lotëve. Ai mbledh luftëtarët  e tij dhe u thotë :

Luftëtarët e mi besnikë, Turku do të pushtojë të gjithë tokën tuaj, dhe ju do të bëheni skllevërit e tij. Dukagjin, më sjell këtu djalin tim, këtë djalë simpatik, kështu që t’i jap mendimin tim. Lule e braktisur, lule e dashurisë sime, merr me vete nënën tënde dhe përgatit tri nga anijet më të mira. Nëse Turku e merr vesh (e ka fjalën për vdekjen e tij), ai do të të rrëmbejë dhe do të fyejë nënën tënde. Zbrit drejt plazhit : aty, ka një selvi të errët e të trishtë. Lidh kalin tim në atë selvi, dhe vendos flamurin tim mbi të, që të valvitet nga erërat e detit, dhe vari atij shpatën time. Gjaku i Turqve ka mbetur në pjesën e mprehtë të saj në të cilën fle vdekja. Nën pemën e zezë, armët e luftëtarit të frikshëm a do të qëndrojnë të heshtura ? Kur fryen era e tërbuar, kali hingëllon, flamuri valvitet, shpata jehon. Turku do ta dëgjojë, dhe, duke u dridhur, i zverdhur, i zbehtë, do të tërhiqet duke menduar për vdekjen. »

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë burimin  e  informacionit si në vijim : Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania : http://www.darsiani.com/opinion/kenga-heroike-arbereshe-kushtuar-vdekjes-se-gjergj-kastriotit/

Ju sugjerojmë

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri
-U tha në Opinion

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri

29 Maj, 2025 11:33 pm
“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë
-U tha në Opinion

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë

29 Maj, 2025 11:01 pm
Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025
Emisionet

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025

29 Maj, 2025 10:35 pm
Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku
-U tha në Opinion

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku

29 Maj, 2025 10:30 pm
Ja pse Parashqevi Simaku u largua nga Shqipëria
-U tha në Opinion

Ja pse Parashqevi Simaku u largua nga Shqipëria

29 Maj, 2025 10:09 pm
Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…
-U tha në Opinion

Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…

29 Maj, 2025 9:52 pm
Rubio takohet me homologun maqedonas
Bota

Rubio takohet me homologun maqedonas

29 Maj, 2025 9:39 pm
Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin
Aktualitet

Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin

29 Maj, 2025 9:38 pm
Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë
Aktualitet

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë

29 Maj, 2025 9:27 pm
Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin
Kronikë

Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin

29 Maj, 2025 8:53 pm
Para
Ja pse duhet të pini kafe në mëngjes…

Ja pse duhet të pini kafe në mëngjes...

Tragjike/ Fëmija bie nga ballkoni, prindërit e kuptojnë me vonesë mungesën në shtëpi

Tragjike/ Fëmija bie nga ballkoni, prindërit e kuptojnë me vonesë mungesën në shtëpi

Foto të reja nga martesa e aktorit të 2XL

Foto të reja nga martesa e aktorit të 2XL

TE FUNDIT

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri
29 Maj, 2025

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë –...

Lexo më shumë

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë
29 Maj, 2025

Që shumë e kanë dashur, këtë mund ta themi me siguri, por ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku rrëfen për...

Lexo më shumë

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025
29 Maj, 2025

Në pjesën e parë dhe të dytë të emisionit “Opinion” në Tv Klan, mbrëmjen e kësaj të enjteje, vjen historia...

Lexo më shumë

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku
29 Maj, 2025

Vitet e para në Shtetet e Bashkuara, Parashqevi Simaku i kujton si tejet të bukura. “Një mrekulli! Sikur ishte në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com