InstaBIZ

Kënga e re e Selena Gomez po i shkakton stres Justin Bieber. Çfarë ka dashur të thotë?

               Publikuar në : 14:37 - 15/05/18 |
E SH

Vendosi të zgjedhi lumturinë familjare para asaj që i ofronte zemra e Justin Bieber dhe ishte pikërisht mamaja e saj e cila u bë shkaktare për ndarjen e dy yjeve të showbizz-it, Justin dhe Selena.

Së fundmi mesa duket Justin është pushtuar nga një miks ndjenjash konfuze dhe kjo e thënë duke u bazuar në këngën që Selena prezantoi në publik në datën 10 maj me titull “Back to You”.

Këngëtari duket të jenë duke u munduar ta dekodifikojë mesazhin që ka dashur Selena ti përcjellë atij dhe botës duke u bazuar në titull shumë domethënës të këngës së re që në shqip përkon me togfjalëshin: “Kthehem tek ti”.

“Kënga e re e Selenës është me të vërtetë më shumë se një dilemë për Justin Bieber”, është shprehur një burim i afërt i këngëtares për HollywoodLife.com

I shkreti Justin! Selena është treguar me të vërtet e pamëshirshme! Nuk thonë kot: “Kur luan me zemrat dikush lëndohet”.

 

Pas