InstaBIZ, Metro

Kendall dhe Rihanna sjellin trendin e vjeshtës

Kur vjen vjen puna tek stili i të veshurit Riri dhe Kendall janë që të dyja ndjekëse shembullore të trendeve të modës. Këngëtarja njihet për look-un ekstravagant në skenë, tapetin e kuq dhe në jetën e përditshme kurse Kendall, jashtë pasarelave preferon të vishet casual. Mbrëmë, të dyja bukuroshet janë parë me veshje të përafërta, por me materiale xhinsi.

Rihanna është fotografuar duke dalë nga një klub në Londër e veshur me një xhaketë xhinsi dhe pantallona xhins të kombinuara me sandale të kuqe kadife me taka. Kendall ndodhej në Los Angeles e veshur me një xhaketë xhinsi dhe pantallona xhins me një ngjyrë më të çelët. Ajo kishte zgjedhur ta plotësonte look-un e me një palë çizme të zeza. Mund të zgjidhni të preferuarën  Riri-n apo Kendall sipas shijes dhe stilit tuaj, por ta dini se vajzat sapo na dhanë një sinjal se xhinsi do të mbizotërojë këtë vjeshtë!/Bordo

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko