Sport

Katër lojtarët që më punë kanë heshtur kritikët

Por, për të arritur këtë, në dorë e ka Middlesbrough, që duhet ta ndalë Liverpoolin në ‘Anfield Road’, në ndeshjen e fundit të Premierligës, gjë kjo e vështirë në letër, por jo edhe në fushë.

Trajneri Wenger dhe lojtarët e tij, jo pak herë kanë qenë cak i sulmeve këtë edicion, për paraqitjet e tyre.

Por, ‘swuawka’, përcjell lajmi.net, shkruan se nëse Arsenali ndodhet në këtë pozicion sot, duke shtuar se ka mundur të jetë edhe më poshtë, meritë kanë katër lojtarë të kësaj skuadre, dhe dy prej tyre janë shqiptarë.

“Lojtarët që më punë dhe pa zhurmë u janë përgjigjur kritikave”, është titulli që kjo media ia ka vendosur këtij lajmi, ku lavdërohen Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka.

Futbollistët me prejardhje shqiptare, këtë edicion iu bashkuan Arsenalit, nga Valencia, respektivisht nga Borussia Monchengladbach.

Dy lojtarët tjerë që janë vlerësuar për paraqitjet e tyre, janë edhe portieri Petr Cech dhe sulmuesi Alexis Sanchez. Ky i fundit mund të largohet nga Arsenal, nëse skuadra nuk siguron Ligën e Kampionëve.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko