InstaBIZ

Kastro Zizo reagon për herë të parë pas censurës në festival, ja si qëndron e vërteta

Ditën e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi me anë të një statusi censurën që i ishte bërë këngëtarit Kastro Zizo në festivalin e fundvitit në RTSH. Për herë të parë pas këtij lajmi ka ardhur edhe reagimi i vetë Kastros, i cili me anë të telefonit ka folur për emisionin “You & Me” në Energy Radio.

Pikë së pari këngëtari akuzoi fortë anëtarët e jurisë të cilët merren me përzgjedhjen e këngëve si  Luan Zhegu, Markelian Kapedani, Edmod Rrapo, dhe Sokol Marsi ku sipas tij duhet të kishin dalë tashmë në pension. Kastro u shpreh i revoltuar edhe për faktin që kjo po përdorej politikisht, ku hodhi poshtë zërat se ai vetë i kishte dërguar mesazhin Sali Berishës.

I pyetur nëse arsyeja e mospranimit të këngës së tij në Festivalin e RTSH-ës ishte frika se mos Kastro dilte fitues, ai tha se nuk mendonte se do të ishte fitues. Por, sipas tij arsyeja e vërtetë është censura që politika po përpiqet të vendosë mbi median.

Kastro tregoi se kompozimin e këngës se ka bërë Diana Ziu dhe tekstin e ka shkruar vajza e saj, psikologia Denada Toçe. Kënga i dedikohet të gjithë atyre që po largohen pa shpresë nga vendi për një jetë më të mirë.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko