InstaBIZ

Kastro Zizo kalon çdo kufi, bën tatuazh në kurriz portretin e Elton Dedës

Që Kastro Zizo nuk është personazh i zakonshëm, kjo nuk është risi. Edhe që ka një pasion të madh për tatuazhet, është mëse e dukshme pasi në trupin e tij ka shumë të tillë. Po që ta donte Eltonin kaq shumë, sa të bëntë tatuazh portretin e tij në të gjithë kurrizin, kjo po është surprizë.

Në një video të postuar në “Facebook”, Kastro ka shpërnadrë momentin kur ai i prezanton këngëtarit tatuazhin, dhe fytyrën e habitur të Eltonit. Video është shkëputur nga emisioni “Thurje” i cili do të transmetohet sot, ndërsa ende nuk është e qartë nëse tatuazhi është real apo thjesht i përkohshëm.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko