Aktualitet

Kapet shqiptari në Ferrara, transportonte drogë me vlerë 300 mijë euro

               Publikuar në : 10:36 - 12/06/18 |
ri.de.

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me 1 kg kokainë. Arrestimi i 42-vjeçarit me iniciale B.F., u bë pas një kontrolli të autoriteteve në Ferrara. Ajo që i bëri ata të dyshonin ishte nervozizmi i shqiptarit, i cili nuk mund të shpjegonte arsyen se përse ndodhej në atë zonë.

Kokaina ishte vendosur në një pako dhe sipas policisë rezulton të jetë e cilësisë më të pastër.

Ndërkohë mediat bëjnë të ditur se nëse e gjithë ajo sasi kokaine do të dilte në treg, përfitimet do të arrinin deri në 300.000 euro.

Pas