-Kronikë, 3

Kapet në doganë/ Drogë në formë çokollate, ja se si 49 vjeçari tentoi ta kalonte kufirin

Policia e Sarandës njofton se ka kapur në doganën e Qafë Botës, shtetasin Fatos Alushllari, lundur në Gramsh dhe banues në Tiranë, i cili po qarkullonte me një sasi lënde narkotike të konsiderueshme. 49 vjeçari u kap ndërsa po bëhej kontrolli i mjetit të tij tip Mercedes-Benz me targa AP125FS  ku edhe kishte fshehur lëndën narkotike. Arrestimi u bë pak pas mesnatës, ndërsa nuk ka ende informacione për sasinë dhe llojin e drogës së sekuestruar.

Njoftimi i policisë: Qafë-Botë, Sarandë

Policia Kufitare godet një rast të tentativës për trafik të lëndëve narkotike. Më datë 14.01.2018, në PKK.Qaf Botë, gjatë kontrollit të mjetit tip ”Benz”, me drejtues shtetasin Fatos Alushllari, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me doganën kanë konstatuar 22 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate, me peshë 23.5 kilogramë. Shtetasi Fatos Alushllari, 48 vjeç, banues në Tiranë, është shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Policisë Sarandë nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ku në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i tij. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celular. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale ”Trafikim të lëndëve narkotike”.

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko