Aktualitet, Kryesore

Kapen 500 kg kanabis në Tepelenë, një i arrestuar

Një sasi e madhe kanabisi është sekuestruar nga policia e Tepelenës gjatë finalizimit të një operacioni antidrogë mbrëmjen e sotme. Lënda narkotike u gjet në fshatin Kordhaj. Raportimet e para flasin për 500 kg droge por dyshohet që sasia te jete me e madhe pasi nuk ka ende njoftim zyrtar.

Për sasinë e drogës së kapur, policia mësohet se ka arrestuar shtetasin Zeman Kordha.

Lënda narkotike dyshohej se synohej të trafikohej në drejtim të Greqisë.

Droga e kapur në aksionin e mbrëmjes së sotme është një nga ngarkesat më të mëdha të kapura muajt e fundit në Gjirokastër.

Dyshohet se sasia e kapur mund te jetë më e madhe pasi ende nuk ka ende një informacion zyrtar nga policia.

Në vijim priten detaje të tjera rreth operacionit.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko