Bota

Kanye West pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Donald Trump

               Publikuar në : 20:37 - 11/10/18 |
Gerta

Reperi i njohur amerikan Kanye West, është pritur në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti Donald Trump.

Ata kanë folur gjerësisht për problemet e afro-amerikaneve në Chicago dhe qytete të tjera. Po ashtu u diskutua më gjerë për problemet në burgjet amerikane dhe dhunën e bandave.

Mesa duket ky takim është mirëpritur nga të dyja palët, pasi si West ashtu edhe Trump u panë të qeshur e të lirshëm gjatë bashkëbisedimit.

West është një prej pak artistëve të famshëm të momentin që ka dalë në mbështetje të Trump.

Ai është kritikuar nga fansat për një seri mesazhesh në “Twitter” në të cilat ai kishte publikuar foto me logon “Make America Great Again” si dhe kishte quajtur Trump-in vëllain e tij./Opinion.al

Pas