-Shëndeti

Kanceri i vezoreve, ja çfarë e ul rrezikun

               Publikuar në : 14:33 - 11/10/18 |
el ena

Në hulumtime të mëparshme është zbuluar se gratë që përdorin kontraceptivë oralë të kombinuar rrezikohen më pak nga kanceri i vezoreve. Barnat e vjetra me të cilat janë kryer studimet përmbanin nivele të larta estrogjeni dhe progestinikë më të vjetër. Ky studim është përsëritur me kontraceptivët e rinj në treg. Lisa Iversen nga Universiteti i Aberdenit në Britani është autorja kryesore e studimit të publikuar në British Medical Journal.

Studiuesit analizuan të dhënat e rreth 1.9 milionë grave daneze të moshës 15-49 vjeç në periudhën 1995-2014. Gratë ishin të ndara në 3 grupe:

  1. Ato që nuk kishin përdorur kurrë kontraceptivë
  2. Ato që i përdornin në kohën e studimit, ose deri një vit më parë
  3. Ato që i kanë përdorur kontracetivët për më gjatë se një vit.

Duke marrë në konsideratë edhe moshën e barazinë, kërkuesit kanë zbuluar se numri i rasteve të kancerit të ovareve ishte më i lartë te gratë që nuk kishin përdorur kurrë kontraceptivë hormonalë. Kjo kundrejt atyre që i kishin përdorur më parë rregullisht. Raporti ishte 7,5 për 100.000 kundrejt 3,2 për 100.000.

Rezultatet tona tregojnë se kjo vlen edhe për barnat e reja, se efekti pozitiv përforcohet nga periudha të gjata të përdorimit dhe se vazhdon prej disa vitesh pas ndalimit të përdorimit, duke u dhënë siguri grave,” thotë autorja Iversen.

Kontraceptivët e rinj përmbajnë lloje të ndryshme progestinikësh, krahasimisht me të vjetrit. Megjithatë rezultati është pozitiv. Rreziku i reduktuar vihej re në të gjitha llojet e kancerit ovarial. Në bazë të këtyre të dhënave, kërkuesit vlerësojnë se kontracepsioni hormonal ka parandaluar zhvillimin e 21% të tumoreve të ovareve në këtë grup grash./Opinion.al

Pas