-Tendencë, Metro, Te Fundit, Të Gjitha

Kalendari Pirelli në 2018, sjell ‘ndryshe’ Lizën në botën e çudirave

Për më shumë se gjysmë shekulli kalendari “Pirelli” na ka dhënë dhjetëra imazhe të paharrueshme, nga fotografi Norman Parkinsonit.

 Edicioni i vitit 2018 e sheh lëvizjen kalendarike në një territor edhe më radikal, duke sjellë një model me ngjyra të zeza dhe fytyra të famshme për të ri-imagjinuar “Lizën  në botën e çudirave”, nga fotografi britanik Tim Walker, redaktor i sapo punësuar i Vogue, britaniku Edward Enninful dhe projektues Shona Heath.

Walker ka marrë si modele Adwoa Aboah, Slick Woods dhe Duckie Thot, për imzhin e përrallës së ‘tij’.  Gjithashtu si imazh do jetë edhe aktorja fituese e Oscar, Lupita Nyong’o dhe Naomi Campbell.  

Kalendari  është një veprim unik, provokues dhe i politizuar, si një përrallë e famshme që i bën pyetje zakoneve të këqija të industrisë së modës dhe jetës, duke përmbledhur atë që e bën atë aq magjepsëse në radhë të parë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko