-Politikë, Aktualitet, Te Fundit

Jorida Tabaku publikon të dhënat: Tarifat për arsimin e lartë janë rritur

Deputetja demokrate Jorida Tabaku i ka dalë kundër Ministrisë së Arsimit për tarifat e universiteteve. Ndërkohë që ministrja deklaroi se tarifat e arsimit të lartë nuk janë rritur nga 2014 Tabaku i është kundërpërgjigjur me anë të një statusi në “Facebook”, duke ju referuar INSTAT, nga ku shihet se tarifat janë rritur që nga shtatori 2013 e më tej. Tabaku ka publikuar një tabelë të këtij institucioni ku tregohet se tarifat kanë ardhur vetëm në rritje.

“Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Ministrja e Arsimit u shpreh sot se nuk ka pasur rritje tarifash nga 2014 dhe se për vitin 2017 dhe vitin 2018 nuk do të kemi rritje tarifash. Sipas shifrave të marra nga INSTAT, tarifat e shkollimit të Arsimit të Lartë janë rritur që nga shtatori 2013 e më tej. Siç mund ta shihni nga tabela bashkangjitur, vihet re rritja e tarifave në secilën degë. Rritje që varion nga 30% deri në 100%”, shkruan Tabaku.

tabela-tarifat-arsimi

Por ajo paralajmëron gjithashtu se këtë vit të ri akademik do të hyjë në fuqi plotësisht ligji për arsimin e lartë dhe universiteteve do iu kërkohet të bëjnë investime me të ardhurat e tyre, çka sipas saj do të thotë tarifa më të rritura. “Ndërkohë, vitin e ardhshëm akademik do të hyjë në fuqi plotësisht ligji i ri për arsimin e lartë dhe universiteteve do të vazhdojë t’iu kërkohet t’i rrisin pagat me të ardhurat e tyre (siç iu është kërkuar tashmë), të bëjnë investime nga të ardhurat e tyre, të marrin pedagogë me të ardhurat e tyre e këto shpenzime e të gjitha do vijnë nga tarifat e rritura! Machiaveli thotë ‘Nëse gënjen, gënje fort, shumë dhe shpesh. Kështu të gjithë, edhe ata që e dinë të vërtetën, do të fillojnë të dyshojnë tek vetja’”, deklaron Tabaku.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko