InstaBIZ

Jo vetëm Noizy, ja cili është emri i reperit tjetër që përmendet në libra

               Publikuar në : 09:46 - 12/10/18 |
el ida

Ditën e djeshme, Noizy publikoi në profilin e tij në “Instagram” një foto të shkëputur nga një libër shkollor, në të cilin pyeten nxënësit për jetën e reperit.

“Noizy është __ më i njohur për të rinjtë shqiptar. Ai lindi në qytetin e ___. Disa nga këngët e tij janë:____” shfaqet në foton e publikuar nga Noizy, krahas së cilës shkruan “në tekste shkollore”. Kjo ngjalli një sërë debatesh, dhe opinioni publik shfaqi rezerva për përfshirjen e reperit në tekste shkollore.

Një postim të ngjashëm ka bërë edhe Stresi i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një foto nga një tekst shkollor ku përmendet pseudonimi i tij dhe shkruan:

“Trregojnë tregime nxënësve, ndër ta personazhi Stresi, hahata happy” dhe fansat nuk mund të mos etiketonin Noizyn në këtë foto.

A është kjo një “luftë e ftohtë” mes reperëve?

Pas