Aktualitet, Komente, Te Fundit

Jo të gjithë kanë ofenduar!

komisioni-i-cez-655x356-300x163

Blog-Autor: Sveta Ahmeti

Në një investigim të kryer nga APPA (http://appa.al/investigimi-kur-ligjin-e-shkelin-vete-ligjvenesit/) raporton se në bazë të dëgjesave që kjo agjensi ka kryer në mbledhjet e komisionit hetimor të ngritur nga PD, komisioni “në vend që të hetojë dhe arrijë rezultate, (sikurse thuhet në ligjin për komisionet hetimore), rezulton të jetë shndërruar në shembullin se si rregullorja dhe ligjet, shkelen në mënyrë flagrante, para mediave, në tempullin e ligjit, Kuvendit të Shqipërisë.”

Komisioni hetimor për arritjen e marrëveshjes me CEZ sh.a u ngrit me kërkesën e Partisë Demokratike e cila ka pasur pretendimet e saj për këtë marrëveshje. Të ftuar në këtë komision për t’u dëgjuar kanë qenë personazhe të rëndësishëm të institucioneve qeveritare dhe qeverisë duke nisur nga z. Bujar Leskaj e deri tek kryeministri i vendit Edi Rama. Për rrjedhojë shumica e mbledhjeve të këtij komisioni ka qenë e tensionuar siç edhe raporti i APPA evidenton. Pjesa dërrmuese e deputetëve kanë ofenduar së paku një herë gjatë komisionit hetimor, duke shkelur Nenin 19 të rregullores.

Ndër të paktat zëra që kanë qenë pjesë integrale e diskutimit pa u përfshirë nga ofendimet ka qenë zonja Tabaku, e cila ndonëse ka qenë aktive në debatet më të nxehta me kampin qeveritar duket se ka mundur të udhëheqë pyetjet në Komisionin hetimor pa rënë pre e ofendimeve edhe akuzave. Nga proçesverbalet e ofruara nga APPA, vërehet se zonja Tabaku ka pasur një peshë relativisht të lartë në seancat e pyetjeve ndaj dëshmitarëve Gjiknuri, Hicka dhe Rama. Gjatë minutazhit të pyetjeve drejtuar prej saj, siç edhe tabelat dëshmojnë, nuk ka pasur shkëmbime ofendimesh. Ndonëse zoti Gjiknuri dhe zonja Hicka jo pak herë janë gjendur të sikletosur nga pyetjet e drejtuara ato nuk kanë gjetur përballë një deputete që përmes dhunës verbale t’i sulmojë.

Në debatin e pasur me zotin kryeministër, zonja Tabaku jo vetëm që ka arritur të përcjellë një seancë pyetjesh pa tensionuar situatën por edhe ka arritur t’i nxjerrë kryeministrit Rama pohimin se status e kish blerë përmes marrëveshjes me CEZ. (http://www.syri.net/politike/25863/rama-dorezohet-para-komisionit-hetimor-nuk-mohon-shkeljet-por-i-delegon-pergjegjesite-tek-stafi-i-tij/)

Thënë këtë mund të pohojmë se në të vërtetë, komisionet hetimore janë një instrument politik që përdoret nga partitë politike për të pasur një avantazh ndaj kundërshtarit. Një betejë e tillë në Shqipëri thuajse përherë është shndërruar në një baltosje me ofendime ndaj qevisë apo ish qeverisë, por duket se kësaj radhe nuk ka qenë tërësisht kështu. Siç edhe shembulli i mësipërm pohon, mund të angazhohesh në një komision të tillë pa u përfshirë në ofendime dhe madje duke arritur edhe pohimin aq shumë të kërkuar.

Në një klimë të tensionuar si ajo shqiptare, ku akuzat dhe sulmet personale janë kthyer tanimë në një refren të përditshëm. Në një ambjent ku për të qenë i suksesshëm dhe mediatik duhet të jesh impulsiv dhe atakues, zëra të tillë nuk kanë impaktin e duhur megjithëse duhet të ishte e kundërta. Është shumë e vërtetë që me një lule nuk vjen pranvera, por më së paku vjen shpresa!

*Shkrim i mbërritur nga adresa: [email protected]/Hashtag.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko