InstaBIZ

“Jeta ime është kaotike”, rrëfimi i Kim Kardashian

               Publikuar në : 20:15 - 14/03/18 |
Gerta

Kim Kardashian arriti një tjetër qëllim dhe është krenare, pasi ajo deklaroi pak kohë më parë se donte të bënte një set fotografik për revistën ELLE.

Përfundimisht ëndrra e saj u bë realitet dhe format e saj seksi do publikohen në revistën e famshme të grave. Në intervistën për ELLE, Kim flet për jetën e saj dhe zbulon pse burri i saj Kanye West ka nevojë për “kujdes të veçantë”.

“Ai më mësoi të kisha kurajën e mendimit tim dhe prandaj jam e qetë”,- thotë ajo për Kanye ndër të tjera. “Shtëpia ime dhe zemra ime tani janë në dashuri, në mënyrën më të mirë”, rrëfeu Kim, ndërsa thekson se do të dëshironte patjetër një fëmijë. Në intervistën e saj me ELLE, ajo deklaronte se ishte mjaft organizative dhe kujdeset personalisht për rritjen e fëmijëve të saj, shkruan PROlajm.al

“Jeta ime është kaotike, kështu që shtëpia ime është e ekzagjeruar. Çdo gjë duhet të jetë e qartë. Nuk ka rrëmujë … Nuk mund të kem një telefon të rregullt. Në fund të ditës, unë fshij gjithçka që nuk është e rëndësishme. Nëse kam nevojë për disa informacione, atëherë e mbaj. Nëse jo, atëherë duhet të fshihet. Nëse gjërat nuk janë të organizuara, unë i humb ato. Rrobat e fëmijëve të mi kanë emrin e tyre, hekurosur në etiketa të vogla. E di ku është gjithçka. Unë nuk humbas gjërat e mia”, – deklaron Kim Kardashian.

Pas