Bota, Kryesore

Jeremy Hunt zëvendëson Boris Johnson

Jeremy Hunt emërohet Sekretar i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, pas dorëheqjes së Boris Johnson.

Matt Hancock, i cili ka qenë sekretar i kulturës, merr rolin e Jeremy Hunt në Departamentin e Shëndetësisë.

Ndërsa prokurori i Përgjithshëm Jeremy Wright është emëruar sekretari i ri i kulturës.

Largimi i Boris Johnson nga radhët e qeverisë britanike erdhi pas dorëheqjes së Sekretarit të Brexit David Davis.

Dorëheqja e Johnson erdhi në një kohë kur vendi është mes një krize ne rritje politike mbi strategjinë e daljes së Britanisë së Madhe nga BE.

Largimi i tij ndodhi 30 minuta para adresimit të Kryeministres Theresa May në parlament në lidhje me planin e saj për Brexit, gjë që ka zemëruar deputetët konservatorë.

Kryeministrja Theresa May e pranoi dorëheqjen e Johnsonit, bëri të ditur zyra e saj./Opinion.al/

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko