-Jetë dhe Stil, Metro

Jepini fund dilemës, këto janë arsyet që ai nuk ju shkruajti më kurrë

Të gjitha femrave ju ka ndodhur që të flasin me një mashkull, biseda të shkojë mirë, takimet po ashtu, dhe një ditë të bukur ashtu pa arsye ai nuk shkruan më kurrë. Sigurisht që në këto momente me mijëra skenare kalojnë në mendjen e femrave. Shpesh e gjejnë veten edhe duke u bërë naive me dashje, pasi në vend që të pranojnë realitetin, nxjerrin justifikime për djalin në fjalë. Por femra ka vetëm dy arsye shumë të thjeshta që ai e ndërpreu bisedën pa fjalë.

1 – Thjesht nuk do t’ju takojë më por është shumë frikacak për t’ju a thënë tamam. Është strategjia tipike e çdo mashkulli të papjekur. Që këtu duhet ta dini se meritoni më shumë dhe ai nuk ja vlen aspak të harxhoni kohë.

2 – Është emocionalisht i papjekur për të krijuar diçka serioze, dhe ka frikë nga angazhimet. Shumica e meshkujve tremben nga lidhjet serioze dhe i japin fund pa i filluar fare.  /Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko