InstaBIZ

Jennifer Lopez në prag të martesës, miqtë e nxjerrin zbuluar

Këngëtarja  hiteve “Dance on the floor”, “Im in to you” etj, e cila prej më shumë se një viti po jeton një histori të bukur dashurie me Alex Rodriguez së shpejti do të martohen.

Së fundmi në mediat botërore po përflitet se çifti aq i dashur për publikun ka vendosur që ti jap fund beqarisë. Sekretin e dasmës e nxorën miqtë e tyre, të cilët kanë deklaruar për mediat se Alex shumë shpejt do i propozojë për martesë Jenniferit.

Ka qenë Jenna Deëan e para që mendon se propozimi i martesës është rrugës. Ajo dhe Jennifer kanë punuar bashkë për ‘Ëorld of Dance’ dhe kur është pyetur për çiftin e njohur, ajo është përgjigjur:

“Dua të them, jam e sigurt që diçka po ndodh.” Gjithashtu edhe anëtarët e tjerë të jurisë në ‘Ëorld of Dance’ ranë dakord që Jennifer dhe Alex duhet të fejohen. “Nëse i keni parë ndonjëherë bashkë, e kuptoni që jani në hapin tjetër. Janë aq të lezetshëm sa bëhen të bezdisshëm. Boll u prekët.” , tha Ne-Yo.

Dhe kjo ka mjaftuar që të gjithë fansat pastaj ta përforconin edhe më shumë këtë lajm, duke bërë lidhje me këngën e re të Jennifer që titullohet ‘El Anillo’ që përkthehet unaza.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko