-Tendencë, Metro

Java e Modës në Milano, ja çfarë e dominon vjeshtën

 

Nga një sfilatë tek tjetra, java e modës në Milano është e mbushur plot me ngjyra nëpër rrugët e qytetit.

Të kalosh nga një foto tek tjetra përmes qindra fotografive shkrepur gjatë javës së modës në qytete të ndryshme është një aktivitet që prej të cilit kurrë nuk do të mërzitesh. Pse? Sepse çdo sezon, dhe me të vërtetë, çdo qytet, ka një estetikë të tillë që e dallon nga tjetri. Nju Jork-u i mban gjërat cool dhe spontane – “hoodie” me funde të zbukuruara, veshje me dantella kombinuar me atlete, një bluzë saten me disa xhinse me shtrat të lartë, etj.

Londra, gjithashtu, e di se si të përzihen market e shtrenjta me ato më të lira: Topshop me J.W. Anderson, H&M me Rejina Pyo, Zara me Erdem. Është e gjitha për të krijuar një balancë.

Por kur është fjala për Milanon, nuk ka shumë xhinse nëpër rrugë. Kjo është e vërtetë: në Itali nuk kanë frikë të vishen me gjithë luksin që i karakterizon. Në Javën e Modës në Milano gjithashtu, dominon Gucci.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko