Komente

Jashtë politikës, për policët dhe djalin e babait me pushtet

               Publikuar në : 10:30 - 28/09/18 |
ri.de.

Nga Anila Hoxha

Dritan Lamaj u vra në shkurt 2013. Pak muaj pasi shokët e tij e lanë krejt vetëm dhe nuk i morën parasysh pretendimet e tij se ishte kërcenuar. Gjatë vjeshtës e dimrit 2012 në Tiranë po shpërndaheshin letra flete-rrufe. Ishin kundër kryekomisarit, që e konsideronin jo paqësor me bizneset. Dihej kush i organizonte, dihej kush dirigjonte. Megjithatë, për të mbrojtur policin e shtetit, mbajtesin e uniformës që nuk duhet ta prekë askush nuk u mor asnjë masë. Përkundrazi, u lëviz nga komisariati dhe e çuan specialist në polici të shtetit. Per disa muaj Dritanit i kthyen shpinen. Sa ishte gjalle askush nuk e besonte se ai ishte ne rrezik. Kur u vra, e shpallen dëshmor…

Akoma i duhen deshmore policisë që të bindemi se kush të kërcenon, të vret dhe nuk tregon barcaleta?

Sepse, së pari policia shqiptare ka vuajtur përherë nga mungesa e imunitetit. Polici eshte i pambrojtur. Pranojeni kete fakt. Ka qene dhe eshte keshtu. Askush nuk i del ne krah policit, neqoftese se ndodh qe ai ndeshet me te paprekshmit.
Sepse së dyti, po nuk e kuptuat këtë, veçanërisht juve që ju rendojnë gradat në supe, do vazhdohet që policia të zbrazet. Njësoj siç ikën dy djemtë e RENEA-s për azil para disa viteve. Siç iku ish-shefi i 4-ës në Kanada. Siç iku ai polici i “IMSI CATCHER”. Deri sa të vijë radha juaj, dhe ose të ngeleni pa pune, ose do hapni polici private, ose do ju çojne për internim tek Akademia ose tek Studimet Strategjike!

Mjafton një shembull, numri i papërfillshem i gjobave rrugore ndaj të paprekshmeve. Krahasimisht mendoni se si duhet ta kapë polici atë të sofistikuarin, me orare jashtë orari që nuk i paguhen, me kriminele që dalin nga burgu për faj të gjykatës dhe me rroga qesharake. Duajeni policinë, jo thjesht sipas atij shabllonit “policia që duam”. Sepse një qytetar më shumë se kurrë e do policinë në krye te detyres, për rend e siguri. Por edhe sepse pertej te gjithave, te paret qe duhet ta doni policine, jeni ju gradëmbajtes. Bejeni policin te paprekshem, nga ai qe eshte “djali i babit”. Nga ai qe i xhiron makinen luksoze para postbllokut dhe furgonit qe shpesh e le ne rruge nga mungesa e karburantit. Nga te majte e te djathte qe sa here vijne ne pushtet, i telendisin shefat e police duke i zhgraduar e duke “i internuar”.

Frika në zonat periferike

Emiliano Nuhu, nuk ishte frikacak dhe mos guxoni ta quani te tille. Duhet te pyesni ish-drejtorin e Pergjithshem te Policise Haki Cako per kohen kur Emiliano Nuhu sherbeu si i infiltruar ne operacione antidroge.

Pas nje aksioni ai u transferua nga Vlora ne Fushe Kruje. Emiliano Nuhu nuk iku nga Shqiperia prej frikes. Iku se u tradhetua, nuk u mor seriozisht, nuk u degjua nga koleget. Emiliano Nuhu kishte vendosur te jetonte ne vendin e tij, sic me treguan shoket e tij sot. Ai kishte marre nje kredi, kishte blere shtepi ne Unaze të Re ne pallatet “Fratari” dhe dosjen e vajzes ia kishin deleguar pikerisht sepse nuk e merrte askush ne ate zone.

Mjaftion te pyesni veten perse, perse dreqin vajza denoncuese nuk e dorezoi kallëzimin ne Fushe Kruje por ne Tiranë? Mjafton te pyesni dreqi e mori , se perse …perse eshte nen hetim oficeri G.C. Çfare detyre nuk kreu, mos valle nuk mori denoncimin e te dhunuares? Ne qofte keshtu perse nuk e mori denoncimin?

Une e njoh krimin, e di si vepron krimi ne Fushe Kruje, Lezhe, Laç e Fushe Arrez. Ndoshta dikush do me jape te drejte per ç’ka them. Disa personazhe të krimit në këtë zonë nuk kanë nevojë për politikanë për krah kur mbyllin “punet e tyre”. U mjafton emri që kanë, u mjafton miti i ngritur. E kundërta, politika ka patur nevojë për ta.

Por ama, përse duhet të besojme se polici nuk është kërcënuar? Sepse nëse ai e kishte jetën profesionale fushë me lule në Fushë-Krujë, përse atëherë u transferua në Berat. Mos më thoni për nostalgji të qytetlindjes?

Denoncuesja

Së fundmi por që është më e rëndësishme. Në këtë histori, viktima është një vajzë e pambrojtur. Viktima është vetëm ajo, dhe pikë! Sepse nuk kam ende asnjë përgjigjje logjike. Përse ajo erdhi te kallëzojë në Tiranë, anipse me pas u terhoq nga kallëzimi për shkak te xhelozise. Si mund të lejohej të kthehej sërish në të njëjtin vend. Kush e mbron, po sikur te jetë e vertete e gjitha kjo? Kush e mbron atë vajze , nëse është e vertete? Po sikur të kishte qenë rasti që së paku ndaj saj të aplikohej ligji i ri i urdhërit të mbrojtjes, që i jep mbrojtje edhe viktimave për shkak të lidhjeve intime.
Dhe për ta mbyllur, ti o bir i babit që po të bien në qafe , një grua dhe nje polic, përse vallë ta kenë thurur këtë skenar?!

*Autorja është gazetare e kronikës prej shumë vitesh
Marrë nga profili i saj në facebook

Pas