Aktualitet

Ja zgjidhja që Genti Caka nuk do ta pranonte

               Publikuar në : 17:12 - 11/01/19 |
Gerta

Politika shqiptare është ngërthyer prej ditësh në ethet e përplasjes Rama- Meta për dekretin e ministrit të jashtëm,ndërsa mungesa e Gjykatës Kushtetuese e ka shndërruar këtë ngërç institucional në një përplasje me deklarata politike.

Në këtë kontekst aktet politike po prevalojnë mbi të drejtat kushtetuese të institucioneve duke sjellë dhe një ambiguitet dhe paqartësi për pozicionin e ministrit të jashtëm.

Presidenti Meta ende nuk ka çdekretuar Ditmir Bushatin, ndërsa një nga variantet për të drejtuar diplomacinë me zëvendësministër (siç u zgjidh përkohësisht Sandër Lleshi) duket se nuk do të funksionojë në rastin e ministrit të jashtëm.

Një burim i tha opinion.al se Genti Caka nuk do të pranojë të drejtojtojë Ministrinë e Jashtme si zëvendësministër i parë i emëruar nga kryeministri.

Nëse kjo nuk do të jetë e drejtë kushtetuese për të drejtuar diplomacinë ai nuk do ta pranojë variantin që mbetet pas mos dekretimit nga ana e Ilir Metës. Këtë e ka konfirmuar mbrëmë në një emision televiziv dhe ish ministri i jashtëm Paskal Milo. Duke folur për ministrin e propozuar nga Edi Rama, ai  tha se Genti Caka nuk do të pranojë të drejtojë dikastërin si zëvendësministër.

Debatet për mosdekretimin e Genti Cakës si ministër i ri i jashtëm u ndezën dy ditë me parë kur presidenti refuzoi ta dekretojë atë në postin e propozuar nga kryeministri. Ky i fundit përveç shkembimit të deklaratave në distancë me kreun e shtetit dhe nje pjese të politikës ende nuk ka bërë publike se kush do të jetë hapi që do të ndërmarrë për të zgjidhur ngërçin e krijuar./Opinion.al

Pas