-Si u Veshën, Kryesore

Ja tre të ftuarit që u veshën më mirë gjatë kësaj jave në ‘Opinion’

Kjo javë në emisionin ‘Opinion’ nuk është dominuar vetëm nga politikanë, pjesë e paneleve kanë qenë edhe zonja jashtë politikës. Sa i përket paraqitjes së tyre sjellim më poshtë të përzgjedhurit e kësaj jave si të veshurit më mirë.

Kreu i PD-së Lulzim Basha ishte i ftuar këtë javë në Opinion. Basha ka ardhur me një kostum në ngjyrë të errët dhe që thyhej nga disa vija tepër të holla në ngjyra më të hapuara rreth nuancave gri. Kollare e zezë me vija të bardha dhe këmishë të bardhë. Veshja dhe kombinimi këtë herë i dhanë Bashës mjaft prezencë në studion e Opinion.

Moderatorja e “Jo vetëm Modë” ishte po ashtu pjesë e panelit ditën e mërkurë teksa diskutohej për bukurinë ndër vite. Shtylla si gjithmonë edhe këtë herë ka goditur në shenjë me paraqitjen e saj. Fustan të zi, të ngushtë pas trupit, këpucë klasike të zeza, një krehje e thjeshtë flokësh dhe pak tualet ajo ka dhënë një pamje simpatike në daljen e saj në Opinion.

Ish- ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, ishte një nga të ftuarat e tjera që ra në sy për këtë javë; e veshur me nygjrat tendencë dhe që duket se i shkonin tepër më lëkurën dhe pamjen e saj. Gjosha e ftuar në Opinion ka ardhur në ngjyrat gold dhe bezhë, një kombinim interesant, flokët e krehura drejtë dhe një grim i lehtë.

Më poshtë do të sjellim të gjitha veshjet e të ftuarve për këtë javë, mund të jepni komentin tuaj për veshjen e preferuar në facebook./G.Z-opinion.al

 

@ivatico #Opinion #TvKlan #KlanHD www.tvklan.al

A post shared by tvklan.al (@rtvklan) on

 

@arbercepani #backstage #Opinion #TvKlan #KlanHD www.tvklan.al

A post shared by tvklan.al (@rtvklan) on

 

@nevinashtylla #backstage #Opinion #TvKlan #KlanHD www.tvklan.al

A post shared by tvklan.al (@rtvklan) on

 

Lulzim Basha! #Opinion #TvKlan #KlanHD www.tvklan.al

A post shared by tvklan.al (@rtvklan) on

 

 

 

Fier, vrasja që tronditi Shqipërinë!

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

 

Zgjedhjet, kohë përmbysjesh!

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

 

Zgjedhjet, kohë përmbysjesh! #opinion #opiniontvklan #mars2018

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko