Sport, Te Fundit, Të Gjitha

Ja si reagoi Donnarumma, pasi tifozët e gjuajtën me para false

Nuk kanë fund kërcënimet dhe talljet për Gianluigi Donnarummën menjëherë pasi bëri publik dëshirën e tij për të mos vazhduar kontratën me Milanin, tifozët i janë kthyer të gjithë kundër.

 

Gjatë ndeshjes së djeshme me kombëtaren e Italisë U-21 në Kampionatin Evropian në Poloni, tifozët e Milanit e kanë vënë në siklet italianin.

 

Në videon më lart mund të shikoni reagimin e 18-vjeçarit në momentin kur tifozët i hodhën paratë false. Edhe pse mjaft i ri në moshë Donnarumma nuk ka reaguar aspak ndaj tifozëve duke treguar maturi në qëndrimin e tij.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko