-Teknologji

Ja si po planifikon Facebook të bëjë para nga Whatsapp

Erdhi koha që Facebook të fillojë të bëjë para nëpërmjet Whatsapp-it.

Aplikacioni i mesazheve do të zgjerojë shërbimin e saj të fokusuar në biznes në një mënyrë të rëndësishme, njoftoi të mërkurën Whatsapp.

Që nga viti i kaluar, Whatsapp ka testuar Whatsapp Business, i cili lejon kompanitë t’u dërgojnë mesazhe klientëve me gjëra të tilla si bileta avioni, informacionet e dërgimit te porositë online, dhe përgjigjet ndaj pyetjeve të shërbimit të klientit. Por shërbimi tani po zgjerohet me një API të dedikuar për kompanitë më të mëdha.

Kjo duhet ta bëjë më të lehtë për organizatat më të mëdha që të përfitojnë nga Whatsapp. Kompanitë tani do të jenë në gjendje të dërgojnë njoftime të personalizuara tek njerëzit dhe të përdorin reklamat në News Feed që të përcjellin te bisedat në Whatsapp.

Sidomos për Facebook, zgjerimi i Whatsapp Business zgjeron gjithashtu mundësinë e Whatsapp për të fituar para nga aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve. Whatsapp është pasuria më e madhe e pashfrytëzuar e Facebook. Aplikacioni i mesazheve ka më shumë se 1 miliard përdorues aktivë të përditshëm, por, ndryshe nga çdo shërbim tjetër i Facebook, nuk ka reklama (për tani, gjithsesi).

Kjo është arsyeja pse Whatsapp po fokuson përpjekjet fillestare të fitimit të saj në shërbimet e ndërmarrjeve.

Edhe pse bizneset mund të përdorin disa nga mjetet falas, Whatsapp do të kërkojë nga kompanitë të dërgojnë lloje të caktuara të mesazheve. Këto përfshijnë njoftime me porosi, të tilla si ato me kujtesa takimesh, si dhe përgjigjet e vonuara ndaj mesazheve nga konsumatorët.

Whatsapp ende punon vetëm me një grup relativisht të vogël kompanish, por thotë se planifikon të sjellë më shumë organizata në bord në të ardhmen.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko