Bota

Ja si mbrohet për burgosjen e gazetareve fituesja e Nobelit për Paqen

               Publikuar në : 09:33 - 14/09/18 |
ri.de.

Kryeministrja e Birmanisë, fituese e çmimit Nobel për Paqen, ka mbrojtur burgosjen e dy gazetarëve të agjencisë së lajmeve “Reuters”. Ata po raportonin për dhunën e ushtruar ndaj banorëve të etnisë rohingia.

“Gazetarët kanë shkelur ligjin dhe dënimi nuk ka lidhje me lirinë e shprehjes”, ka deklaruar Su Ki nga Forumi Botëror Ekonomik që po zhvillohet në Hanoi të Vietnamit.

Sa i takon fushatës ushtarake ndaj rohingiave, kryeministrja “de facto” birmane ka pranuar se situata mund të ishte menaxhuar më mirë.
“Natyrisht mendoj se ka mënyra të tjera dhe se situata mund të ishte kontrolluar më mirë”, ka shtuar Su Ki.

Organizata Amnesty International ka reaguar ashpër duke kritikuar fituesen e Nobelit se me deklaratën e saj në lidhje me dy reporterët “ka mbrojtur të pambrojtshmen”. “Kjo është një përpjekje skandaloze për të mbrojtur të pambrojtshmen. Të thuash që ky rast nuk ka lidhje me lirinë e shprehjes dhe që gazetarët nuk janë burgosur për shkak të profesionit është një fantazi e shfrenuar”, ka deklaruar Minar Pimpëll, drejtor për operacionet globale të Amnesty International.

Ai ka shtuar se dy gazetarët janë dënuar për shkak të një ligji arkaik që daton që nga epoka kolonialiste, me qëllim pengimin e investigimit të tyre mbi mizoritë e frikshme të kryera në shtetin Rakine. Dy gazetarët u arrestuan dhjetorin e kaluar dhe më 3 shtator u dënuan me 7 vjet burg për posedim të dokumentave të rezervuara, që në thelb tregonin masakrat ndaj rohingiave.

Pas