-Teknologji, Metro

Ja sa herë është përdorur fjala “dashuri” në rrjete sociale për Shën Valentin

Dashuria në kohën e rrjeteve sociale, triumfon në Twitter. Në mikroblog vitin e kaluar, njerëzit kanë cinguar në “Twitter” fjalen “dashuri”, në 12 gjuhë të ndryshme, më shumë se dy miliardë e gjysmë herë. Dhe nga dita e e postimeve të vitit të kaluar të Shën Valentinit numrin më të madh të “zemrave” në platformën e rrjetit social, e ka marrë profili i ish-presidentit amerikan, Barack Obama, në veçanti ajo e lamtumirës nga detyra në Shtëpinë e Bardhë.

Sic raporton techSot.al, në mesin e hashtag, #love, #Blessed dhe #LoveIsLove kanë triumfuar në 10 fjalët romantike më të përdorura botërisht. Disa si #love, #LoveisLove dhe #loveTwitter – shfaqen edhe në renditjen e hashtag më të përdorur në Shqipëri vitin e kaluar, së bashku me #Dashuri dhe #ShënValentini.

Del edhe një renditje e emojeve. Tre më të përdorurat në nivel global ishin “fytyra smiley me sytë në formën e zemrës”, ikona e zemrës së kuqe dhe zemra dyfishe e kuqërremtë.

Kjo ditë festohet me hashtagun #LoveHappens.

Twitter përmend edhe disa raste në të cilat cicërimat në mikroblog, janë bërë nga Cupidi, për shembull ajo e një vajzë në Nju Jork, Danielle Cezari, që falë zhurmës së tweets fitoi idhullin e saj, aktorin e serive të Disney, Jake T. Austin./TechSot

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko