Metro, Te Fundit, Të Gjitha

Ja sa do jene temperaturat ne gjysmen e dyte te Gushtit

Luciferi pritet te marre fund kete fundjave. Sinoptikanet e Meteoalb parashikojne se deri ne fund te gushtit do te vazhdoje te kete temperatura tipike te ketij muaji, jo me shume se 36 grade.

E shtuna dhe e diela do të sjellë rënie drastike të temperaturave. Kjo ndodh pas largimit të valës të së nxehtit me emrin lucifer
10 ditëshi i dytë i gushtit parashikohet të jete në vlera maksimale 34 apo 35 gradë celcius.
Edhe 10 ditëshi i fundit i gushtit do të luhatet në këto vlera sipas sinoptikanëve, nga 33 deri në 36 gradë celcius. Reshjet do të jenë të pranishme këtë fundjavë por në sasira shumë të pakta. Pjesa tjetër e gushtit do të jetë kryesisht e thatë. Rreziku nga përmbyetjet në vjeshtë është ende një kohë e largët për tu parashikuar saktë nga sinoptikanët.
Vjeshta nuk mund të parashikohet ende, por për këtë muaj një gjë është e sigurtë sipas sinoptikanëve, që vapa do të ikë bashkë me gushtin.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko