-Teknologji, Metro, Te Fundit

Ja risitë/ Çfarë ajo keni ëndërruar e gjeni në iPhone X

Një seri e iPhone të ri që do të përfshijë, për herë të parë, një model premium me një çmim fillestar 999 dollarë, të cilin e quajnë iPhone X. Me çmimin më të lartë fillestar, iPhone i ri do të bashkohet me Galaxy Note 8 të Samsung 950 $ për të krijuar një shtresë luksoze të smartfonëve që u përkasin entuziastëve të teknologjisë me të ardhura të larta. Do të ketë edhe modele më të lira.

 iPhone X do të ketë një ekran në madhësinë e aparatit, me ngjyra më të pasura dhe me teknologjinë e njohjes së fytyrës për të hapur telefonin, pa nevojën për një lexues të gjurmëve të gishtërinjve apo për një buton fizik që kryen këtë funksion. Kamera e përparme është përditësuar me një ton të teknologjisë së re për të mundësuar FaceID. Tashmë fytyra do të jetë password-i juaj.

Përveç kësaj, Apple bëri hapësirë për një ekran të madh OLED duke zvogëluar madhësinë e bezelit – ballin dhe mjekrën në pamjen e perparme te pajisjes. Ekrani i quajtur OLED ose siç quhet nga Apple “super-retina”, mjafton ta prekni dhe ai ndizet, po ashtu ai do të mbyllet kur ju të largoni shikimin prej tij, të cilin Apple e quan FaceID( identifikimi i fytyrës).

Gjithashtu disa detaje të tjera risi janë foto new procesor, emoji me lëvizjet e fytyrës dhe me zë , full screen , 240 fps dhe kamera 4k etj.

Apple gjithashtu do të hedhë në treg edhe dy modele të tjera, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus, që vijnë si një përmirësim i modeleve të mëparshme 7 dhe 7 Plus. Sidoqoftë, entuziastët mund të hasin në një pengesë. Produktet e reja vijnë me një çmim tepër të kripur. /OPINION.AL

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko