Kryesore, Sport

Ja pse në Shqipëri ka shumë tifozë Brazilian, zbulohet letra e rrallë e vitit 1970

Një letër e shkruajtur në vitin 1970, nga diktatori Enver Hoxha duke uruar fitoren e kampionatit botëror nga Brazili, po qarkullon së fundmi në rrjet. Në përmbajtjen e letrës, diktatori Hoxha uron me përzemërsi kryetarin e Partisë komuniste João Amazonas për këtë ngjarje.

Brazili fitoi asokohe me Italinë, duke e mposhtur me rezultatin 4-1, në Guadalajara. Ajo ishte kupa e tretë për Brazilin, duke e shndërruar kështu në një prej skuadrave më të suksesshme. “Populli shqiptar ka qenë me mish dhe me shpirt në këto ditë pranë popullit Brazilian, dhe Kombëtares së tij të futbollit”, shkruhet ndër të tjera në letër.

Nëse habiteni për një numër të madh tifozësh shqiptarë me Brazilin, ndoshta kjo është arsyeja. Mesa duket edhe vetë Enver Hoxha ka qenë tifoz i Brazilit.  /Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko