InstaBIZ

Ja për çfarë po festojnë Nora Istrefi dhe Robert Berisha në Tiranë

               Publikuar në : 09:59 - 11/10/18 |
el ida

Robert Berisha është një ndër konkurentët e spektaklit “Dance With Me” dhe i duhet të qëndrojë shumicën e kohës në Tiranë, larg familjes.

Ai sapo ka publikuar edhe produksionin më të ri muzikor në bashkëpunim me Eneda Tarifën dhe Kastro Zizon. Nga skena e spektaklit, ai tregoi se e kishte marrë shumë malli për të shoqen Nora Istrefi dhe vajzën, Reene.

“Zëmër, më mungon shumë! Të dua” – tha Roberti duke iu drejtuar Norës, e cila e ndiqte nga shtëpia.

Duket se largësia mori fund, pasi mbrëmjen e sotme Nora dhe Roberti po shijojnë një mbrëmje në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Është Nora, ajo që ka udhëtuar drejt Tiranës, për të përqafuar partnerin e saj. Të veshur shumë chic, duket se aksesori kryesor i tyre është buzëqeshja dhe sytë që shkëlqejnë nga lumturia.
Por ata kanë edhe një arsye shumë të veçantë për të festuar ditën e sotme, pasi janë zyrtarisht shtetas të Republikës së Shqipërisë. Nora dhe Roberti, u pajisën ditën e sotme me pasaportat shqiptare.

Pas