Metro

Ja ku dhe për sa mund të blesh një fjalëkalim Facebooku ose Instagrami

               Publikuar në : 13:25 - 12/10/18 |
el ida

Llogari të hakuara të personave të ndryshëm në Facebook, përfshi emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin po shiten në tregun e zi online për vetëm 3.9 dollarë.

Lajmi bëhet i ditur nga tabolidi britanik “Daily Mail”. Prestigjozja citon një raport shokues të kompanisë me qendër në Kinë, “Money Guru”.

Çmimet raportohet se ndryshojnë edhe në bazë të rrjeteve sociale. Përshembull, fjalëkalimet e Reddit nisin nga 2.9 dollarë, të Instagramit nga 6.30 dollarë. Ndërsa të Pinterest nga 8.48 dollarë, të Twitterit nga 3.26 dollarë. Fjalëkalimet e Hotmailit nga 3 dollarë dhe të Gmail nga 3.26 dollarë.

Sipas raportit të publikuar nga media britanike, mënyra më e mirë për të mbrojtur llogaritë dhe fjalëkalimet është përdorimi i verifikimit të shumëfishtë.

Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi Facebook zbuloi se llogaritë e 50 milionë përdoruesve, përfshirë pronarët dhe drejtuesit e lartë si Mark Zuckerberg dhe Sheryl Sandberg, janë kompromentuar nga një e metë në sistemin e sigurisë.

Sipas “Money Guru”, llogaritë dhe fjalëkalimet e Facebook shpesh vidhen për t’ua shitur kompanive. Ato ti kërkojnë t’i targetojnë ato në reklama.

Studiuesit analizuan llogaritë që shiten në tregun e zi online. Më i famshmi i të cilëve është “Dream Market”, por edhe në “Wall St Market” dhe “Berlusconi Market”.

Pas