InstaBIZ

Ja ekrani ku do të shfaqet Adi Krasta shumë shpejt

               Publikuar në : 09:29 - 14/11/17 |
E SH

Që pas largimit nga “Top Channel” moderatori Adi Krasta nuk ka prezantuar ndonjë projekt të ri. Megjithatë duket se shumë shpejt Krasta do të shfaqet në ekran. Bëhet fjalë për festivalin e fundvitit në RTSH, ku Adi Krastës i është besuar drejtimi i këtij formati.

Mësohet se këtë vit festivali do të jetë ndryshe nga vitet më parë, pasi shumë emra të vjetër të muzikës do të jenë pjesë e tij si Elton Deda, Manjola Nallbani, Redon Makashi, Bojken Lako, David dhe Genc Tukiqi e sidomos grupi “Akullthyesit”, një nga më të pëlqyerit e viteve ’90. Sigurisht do të ketë edhe emra të rinjsh të cilët e përballojnë më së miri të kënduarin “live” si Orgesa Zaimi apo Eugent Bushpepa. Siç edhe dihet fituesi i këtij festivali do të na përfaqësojë në “Eurovizion” dhe emri i tij do të shpallet nga 3 anëtarët e jurisë të cilët ende nuk janë zbuluar.

Pas