Aktualitet, Bota, Te Fundit

ISIS sulmon me raketa avionin e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka mbërritur për një vizitë surprizë në Kabul, për t’u takuar me krerët e qeverisë afgane dhe ata të forcave të armatosura amerikane dhe NATO-s.

Por menjëherë pas mbërritjes së tij, 20 deri në 30 raketa janë qëlluar në afërsi të aeroportit të kryeqytetit afgan, një sulm ky i marrë përsipër si nga talebanët ashtu edhe nga ISIS. 

Pas mesazhit në Twitter të zëdhënësit të Emiratit Islamik të Afganistanit, sipas të cilit sulmi kishte si objektiv avionin e Mattis; ISIS ka publikuar një video që merr përsipër autorësinë e sulmit. 

Sipas Site Intelligence Group, anëtarët e “Kalifatit” të Abu Bakr al Bagdadit kanë publikuar në agjencinë e lajmeve Amak një video ku shihet një rebel duke përdorur një raketahedhëse SPG9 për të goditur objektivin. 

Vizita e Mattis, e panjoftuar më parë, vjen pas asaj në Nju Delhi, gjatë të cilës qeveria indiane ka dhënë garanci për të ndihmuar në përballimin e krizës afgane, por pa dërguar ushtarakë. 

Sipas mediave ndërkombëtare, në Kabul Mattis shoqërohet nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. 

Autoritetet afgane kanë bërë me dije se pas sulmit aeroporti është mbyllur dhe të gjitha fluturimet janë anuluar. Ndërsa një konferencë e përbashkët për shtyp mes presidentit Ashraf Ghani dhe shefit të Pentagonit nuk është mbajtur.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko