Bota

Ish-pastruesi sulmon shkollën fillore në Kinë, 20 fëmijë të plagosur


               Publikuar në : 13:46 - 08/01/19 |
el ida

Një burrë sulmoi një shkollë fillore në Pekin, duke plagosur të paktën 20 nxënës, nga të cilët tre raportohen të jenë në gjendje të rëndë. Mediat lokale raportojnë se i dyshuari është arrestuar, ndërsa dyshohet se ai mund të ketë punuar pastrues në shkollë në të kaluarën.

Incidenti ndodhi rreth orës 11:15 në lagjen Xicheng të qytetit, tha policia.

 Detajet e sulmit janë të paqarta, por raportet fillestare të pakonfirmuara sugjeruan se i dyshuari ka përdorur një thikë. Të gjitha viktimat u shtruan në spital, ndërsa tre nga fëmijët pësuan lëndime serioze.
 Një video që qarkullon në mediat sociale kineze tregon një mësues  që thotë se sulmuesi ka punuar dikur në shkollën që ndodhi sulmi.

“Një punëtor në shkollën tonë sulmoi 20 nxënës në një shkallë të katit të parë”, tha mësuesi, raporton RT.com.

Pas