InstaBIZ

Irritohet Enca: Në djall standardi juaj i dyfishtë …

Nëse nuhatja, stili dhe performancat e Encës janë një gjë, format e rrumbullakosura trupore nuk kanë  qenë veçse një vlerë e shtuar në karrierën e këngëtares.

E vetëdijshme dhe aspak e ndrojtur për këtë, ajo ka tërhequr vëmendjen me një status në Instagram ku shprehet konfuze ndaj disa preferencave lidhur me një pjesë femërore si ç’është gjoksi. “Nëse gjoksi yt është i sheshtë,  të dalësh topless është “në modë”, por kur je bekuar me gjoks të bëshëm dhe ke një dekolte të hapur konsiderohet “vulgare”. Në djall standarti juaj i dyfishtë” ka shkruar Enca. Duket qartë që këngëtarja është e bezdisur nga komentet për përmasat e saj, por sido që të jetë, ai që vlen është vetëbesimi i Encës dhe aty ku ka vetëbesim çdo gjë merr tjetër kuptim.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko