-Politikë, Aktualitet, Te Fundit

Ironitë e Bashës për Edi Ramën/ Nga fiku, te supermeni dhe gomari

Epitete të ndryshme, i ka adresuar sot kreu i PD-së, Lulzim Basha kryeministrit Rama, teksa i kujtoi se po udhëton komod në gjithë vendin në rrugët e bëra nga PD-ja.

Gjatë fjalës së tij nga cadra e protestës, Basha ka ironozuar edhe me kryebashkiakun, duke e cilësuar “fiku”.

Nuk ka si të mos e pranojë edhe zullapi, i cili shkon nga Vermoshi në Tiranë dhe Konispol brenda ditës, sikur i thotë edhe ‘fiku’ si superman, shkon se janë ndërtuar rrugët, kjo e vërteton, kur kthehet në Tiranë ankohet sikur e bëri rrugën me gomar, por nuk e bëre me gomar, more gomar, e bërë me makinë, pasi rrugët u ndërtuan. Ndërsa rrugët që ke lënë përgjysmë si ajo e Elbasanit dhe të tjera, të gjitha do ti ndërtojmë, se e kishe mendjen të vidhje” tha Basha.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko