-Politikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

“Iris”, operacioni që çoi në pranga dy 50 vjeçare: Ushtronin prostitucion

Dy gra, njëra 49 dhe tjetra 57 vjec janë vënë në pranga nga policia e Durrësit për ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni. Gratë e ndaluara jane me iniciale S.S 57 vjeçe dhe T.T. 49 vjeçe, të dyja banuese në Durrës dhe u kanë në kuadër të operacioni “IRIS”. 

Operacioni u finalizua ditën e djeshme pas një pune hetimore 2-mujore me metoda speciale nga ana e Specialistëve për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Të dyja shtetaset janë kapur në flagrancë në ambientin ku ushtronin prostitucion brenda qytetit të Durrësit.

Policia thotë gjithashtu se është dokumentuar se shtetaset e mësipërme kanë ushtruar prostitucion dhe kanë shfrytëzuar edhe femra të tjera për prostitucion kundrejt një pagese të caktuar.

Në ngarkim të shtetaseve të mësipërme Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

• “Shfrytëzim prostitucioni” në ngarkim të shtetases S.S. parashikuar në nenin 114/1 të Kodit Penal.

• “Prostitucion” në ngarkim të shtetases T.T. parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko