InstaBIZ

Irina dhe Bradly në krizë? Ja çfarë po e çon çiftin drejt divorcit

               Publikuar në : 13:12 - 12/10/18 |
E SH

Aktori i njohur Bradley Cooper dhe modelja Irina Shayk, pak muaj më parë janë bërë prindër të një vajze të quajtur Lea.

Në rrjetet sociale duket se ata janë një çift shumë i lumtur, por në fakt gjërat nuk qenkan kështu. Mediat e huaja raportojnë se prej disa muajsh çifti ka hasur probleme dhe nuk ka një marrëdhënie të qetë, gjë e cila lidhet edhe me diferencën e madhe që kanë në moshë, plot 11 vjet.

“Ai nuk pi alkool dhe po ndjek një regjim spiritual, ndërsa ajo do të dalë.”- ka thënë një burim, ndërkohë një tjetër pohon se çifti janë dukur shumë të largët në një festë në New York, përveç se ata nuk dukeshin të lumtur e pothuajse nuk flisnin fare.

Rikutjojmë se Irina ka shkuar në Ibiza vetëm për të kaluar disa ditë pushimi, por deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka folur…

Pas