-Teknologji, Metro, Te Fundit

iPhone sot mbush 10 vjeç! Këto janë 10 gjërat që ka ndryshuar në jetët tona

Më 9 janar 2007, Steve Johs i prezantoi botës telefonin inteligjent, iPhone. Në këto 10 vite iphone dhe pajistet e tjera që lidhen me të kanë ndryshuar botën.

Më poshtë, opinion.al ju rendit 10 gjërat kryesore që ka sjell iPhone në jetën tona, pa të cilat jeta ditët e sotme do ishte më e vështirë.

 

GPS

Para sistemit GPS ju nuk ishit të sigurt për vendndodhjen tuaj. për këtë ju duhet të hapnit një hartë ose të pyesnit një të huaj.

1

 

Mesazhet me tekst të filetuar

Ndodhsha nuk ju kujtohet por para iPhone nuk ekzistonin bisedat me mesazhe. Secili prej teksteve që ju dërgonit konsiderohej si një njëri individuale. Juve ju duhej të hapnit çdo një prej tyre që të kuptonit linjën e një bisede.

2

 

Foto selfie

Nëse lëmë mënjanë kritikat për foto selfie, ato kanë qenë një fenomen në jetën sociale.

Kamerat e përparme fillimisht u konsideruar se do të përdoreshin për video telefonata, por sot qëllimi i tyre kryesor janë fotot.

3

 

Batëritë që zgjasin një ditë

Ju kujtohet sesa zgjaste bateria në telefonin tuaj të vjetër Nokia, edhe pse ju luanit lojën “Snake” gjithë ditën? Ditët e sotme kjo nuk ka mundësi për të ndodhur.

10-percent-battery

 

“Vrau” telefonatat

Telefonat janë krijuar për të lidhur njerëzit nëpërmjet zërit, por sot të paktë janë ata që përdorin iPhone-in e tyre për të marr dikë në telefon.

Sipas një studimi në vitin 2015, ¼ e përdoruesve të iphone nuk kishin bërë një telefonatë për më shumë se një javë.

phone-survey1

 

Autokorrekti

Ekrani me prekje hoqi nga tregu tastet, por futi në “lojë” autokorrektin. Tani nuk ka pse të ndryshojmë gjithë fjalinë nëse nuk dimë sesi shkruhet një fjalë.

 

Nuk ekzistojnë më quize-t

Çdo herë që dikush prej nesh nuk di përgjigjen e një pyetjeje, mjafton të hap telefonin dhe aty mund ta gjej me lehtësi. Tashmë debatet lidhur me një gjë nuk zgjasin për ditë ose javë, por shuhen menjëherë sapo dikush hap internetin në telefon.

 

Zmadhimi i ekranit

Një prej problemeve më të mëdha të telefonave të dikurshëm ishte ekrani i vogël. Sot në një iphone ti mund të zmadhosh diçka aq sa të duash.

Aplikacionet

Sot aplikacionet janë kthyer në industri. Dyqani i aplikacioneve hyri për herë të parë te iPhone 3G në vitin 2008, ndërsa sot numërohem më tepër se 2 milionë aplikacione.

JS115592107-apps-epa-large_trans_NvBQzQNjv4BqJwcOq3zzVZdXmODgA8vKOXKpAptxMd2Rsm13Q0ggy04

 

“Vdekja” e iPod

Përpara iPhone shumica e të rinjve mbanin një “mp3 player” për të dëgjuar muzikë dhe një kamera digjitale për të fotografuar momentet. Sot apele nuk prodhon më ipod megjithëse ende ka shitje./ opinion.al

PD38560217-ipod-getty-large_trans_NvBQzQNjv4BqM37qcIWR9CtrqmiMdQVx7BopJj_WenfF_9qx8CaupMU

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko