Metro

Intervistoi 177 milionerë, studiuesi: Ja si i zgjedhin miqtë njerëzit e pasur

Në hulumtimin e tij për librin e tij “Change Your Habits Change Your Life”, Tomas Corley thotë se ka gjetur një nga gjërat më të rëndësishme që bëjnë njerëzit e pasur: Aftësia e tyre për raportet njerëzore.

Sipas hulumtimit të tij të titulluar “Shprehitë e të Pasurve”, në të cilën, ai ka intervistuar 177 milionerë të vet-bërë, shumë kohë para se të bëheshin të pasur, ata kishin bërë vetëm përpjekje të qëllimshme dhe të vetëdijshme që të krijojnë raporte vetëm me individët si të cilët ata kishin aspiruar të bëhen, pra me njerëzit tjerë të pasur dhe të suksesshëm.

Njerëzit që mund të ju ndihmojnë të krijoni lidhje të pasura kanë një apo më shumë nga këto karakteristika:

-shprehitë e mira

-një pikëpamje pozitive mendore

-besueshmëri

-qëndrim inkurajues

-besnikëri fanatike

-stabilitet financiar

-etikë të punës së zellshme

-përgjegjësi individuale

-dispilinë dhe fuqi të fortë vullneti

-pasion dhe entuziazëm

-mirënjohje

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko