Aktualitet

INTERVISTA/ Alarmi nga importi i mbetjeve. A sjell rrezik projektligji që votohet të enjten në Parlament?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:28 - 19/09/16 |
b.f

Nga Alteo Hysi

Importi i mbetjeve urbane nga jashtë në Shqipëri është rikthyer sërish në një çështje të shumë debatuar, tre vite pasi kryeministri Edi Rama vendosi ta ndalonte, të njejtën nismë të paraardhësit të tij.

Një draft i propozuar nga tre deputetë të majtë në Kuvendin e Shqipërisë, i cili lejon importin e mbetjeve të ricklueshme dhe që pritet të votohet nga Parlamenti shqiptar, këtë të enjte në seancën e 22 Shtatorit, ka ngjallur reagime të shpejta dhe të forta në rrjetet sociale.

Aleanca kundër importit të mbetjeve ka paralajmëruar për ditën e sotme protesta në qendër të Kryeqytetit duke pretenduar se miratimi i këtij ligji do ta kthejë Shqipërinë në një gropë mbetjesh toksike.

Por çfarë përmban realisht ky projektligj dhe pse konsiderohet me pasoja të rrezikshme për vendin tonë? A ka kërcënim real apo dizinformim për objektin e projektligjit?

Për bashkë-themeluesin e kësaj aleance, Andi Tepelena, ndonëse deputetët e majtë pretendojnë se do të lejohet importi vetëm i lëndëve të parrezikshme si letra, druri, metali, është e vështirë të besohet që mijëra tonelatat që do të importohen në doganat tona, do të menaxhohen pa rreziqe, pasi mes tyre mund të këtë edhe elementë kancerogjenë.

“Në relacionin e deputetit Shalsi thuhet që ka përmirësime në doganë në infrasktrukurë dhe në personal të trajnuar, por nuk specifikohet çfarë trajnimesh janë bërë që do të garantonte kontrollin e cilësisë së mbetjeve të importit. Argumentimi ne lidhje me sistemin e kontrollit doganor është sipërfaqësor dhe i paqartë. Kjo nuk garanton si do të kontrollohen, çfarë teknologjie do të përdoret-deklaron Tepelena.

Në anë tjetër deputetët nismëtarë pretendojnë se projektligji iu vjen në ndihmë biznesit të riciklimit, të cilit nuk i mjafton lënda vendase. Por për Tepelenën, industria e riciklimit edhe pse ka investuar miliona, nuk arrin të riciklojë më shumë se 10% të mbetjeve tona, jo për faj të ricikluesve, por sepse ekzekutivi dhe pushteti lokal nuk garantojnë zbatimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

“Parlamenti Shqiptar në vend që të detyrojë ekzekutivin dhe pushtetin lokal të zbatojë ligjin për menaxhimin e mbetjeve, shkarkon përgjegjësine vet, dhe propozon një formulë me pasoja të pallogaritshme për eko-sistemin dhe shëndetin e njërëzve”-thotë Tepelena.

e078e015-cea8-40e2-9756-4b165393b89a****

1-Z.Tepelena, cilat konsideroni pika problematike të projektiligjit për importin e mbetjeve që do të votohet të enjten e 22 Shtatorit në Kuvendin e Shqipërisë?

Përpara se të them problematikat e projektligjit do të bëj një parantezë. Më duhet të them që Shqipëria është vërtetë vend i çudirave. Në këtë vend emërohen ministra mjedisi njerëz që kanë shkaktuar katastrofa ambjentale me lëndë luftarake, një tjetër ndot detin nga mijëra tonelata beton, deputetë ambjentalistë të cilët në vend që të iniciojnë në mbrojtje të mjedisit shqiptar, ndërmarin nisma që ndotin mjedisin. Shihen ambjentalistë sharlatanë që angazhohen prej shumë vitesh në këtë fushë, por që ulen dhe lobojnë me ricikluesit që ligji i importit të kalojë. Kur sheh këtë deformim moral intelektual nuk ke se si ta shohësh me mosbesim nisma të tilla që vijnë pikërisht nga ata që duhet të jenë të parët ne llogoren e mbrojtjes së mjedisit. Këto gjëra më duhet ta them ndodhin vetëm ne Shqipëri dhe vende të korruptuara afrikane.

Në lidhje me projektiligjin: Argumentimi i 2016 tregon qartë lëvizjen politike të qeverisë e cila ka përdorur amendimin e ligjit për arsye politike dhe klienteliste dhe jo sepse besonte apo ka punuar kundër importit të mbetjeve.

Objekti i ligjit të menaxhimit të integruar të mbetjeve është mbrojtja e mjedisit dhe shëndetit në Republikën e Shqipërisë. Po atëherë si mund të jetë pjesë e objektit të ligjit importi i plehrave. Kjo s’ka vend ku të rrijë. Si mund të mbrosh ambjentin dhe shëndetin duke importuar mbetje nga jashtë?

2-Si ambjentalist, pse e konsideroni rrezik importin e mbetjeve?

Së pari unë jam qytetar i ndjeshëm ndaj çështjeve mjedisore dhe aktivist mjedisi. Dhe si çdo qytetar shqiptar shqetësohem për gjëndjen tepër të rëndë në të cilën ndodhet mjedisi. Për të mos folur për numrin gjithnjë numrin gjithnjë e në rritje të kancerit në vendin tonë, veçanërisht kanceri në gji, në lëkurë dhe mushkëri. Pra është një gjëndje që prek direkt shëndetin tonë dhe ateherë shtroj pyetjen ku do t’i rrisim femijët tanë, dhe këtu futen edhe fëmijët e këtyre deputetevë politikanë.
Atëherë në relacionin e deputetit Shalsi thuhet që ka përmirësime në doganë në infrasktrukurë dhe në personal të trajnuar, por nuk specifikohet çfarë trajnimesh janë bërë që do të garantonte kontrollin e cilësisë së mbetjeve të importit. Argumentimi ne lidhje me sistemin e kontrollit doganor është sipërfaqësor dhe i paqartë. Kjo nuk garanton si do të kontrollohen, çfarë teknologjie do të përdoret. Po ju them dhe një fakt. Një ish konsull shqiptar më ka rrëfyer që përpara viteve 90’në Itali, vinin letra në konsullatën Shqiptare të Barit nga mafia e plehrave rregullisht për t’i sjellë plehrat e Italisë në Shqipëri. Në këto rrethana edhe më naivi nuk mendon se mafia e plehrave ka hequr dorë nga ky skenar, dhe në kushtet e një vendi me korrupsion galopant në çdo qelizë të jetës politike administrative dhe imagjinoni gjëndjen e sigurisë përballë një rreziku kostant ku mes qindra mauneve me mbetje që do të hynin në doganat tona, të arrinin të skanonin kamion për kamion nësë do të kishte lendë të rrezikshme. Kjo do të thotë që të trajnohen një ushtri me njerëz për të kontrolluar mijëra tonelatat e mbetjeve, të cilët do të paguheshin me taksat e shqiptarëve duke i shkaktuar financave publike dëme të pallogaritshme.
Ne nuk mund të besojmë që mijëra tonelatat që do të importohen në doganat tona, do të menaxhohen pa rreziqe, pasi mes tyre mund të këtë edhe elementë kancerogjenë. Në një vend si Shqipëria, ku niveli i lartë i korrupsionit ka ndikuar direkt në shkatërrimin e mjedisit, nuk mund të ketë kurrsesi kontroll 100% mbi atë çka importohet.

3- Sipas deputetëve nismëtarë të projektligjit, ai iu vjen në ndihmë biznesit të riciklimit, që thonë se janë në prag të falimentimit pasi nuk mjaftohen me lëndët vendase. A i ka Shqipëria kushtet për të patur nën kontroll dhe trajtuar me efikasitet riciklimin e mbetjeve? Në ç’stad ndodhet industria e riciklimit në vend?

Industria e riciklimit edhe pse ka investuar miliona, ndonëse nuk dihet ende shifra e saktë zyrtare, nuk arrin të riciklojë më shumë se 10% të mbetjeve tona. Dhje kjo jo për faj të ricikluesve, por Ekzekutivi dhe pushteti lokal nuk garantojnë zbatimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Mjaft të shohësh malin e mbetjeve në grykëderdhjet e lumenjve, dhe kupton që Shteti është dorëzuar pasi nuk arrin te grumbullojë mbetjet për të furnizuar industrinë e riciklimit. Qarqet, Bashkitë kryesore i kanë më tavolinë prej vitesh planet e menaxhimit të mbetjeve të përgatitur nga ekspertë të mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, por nuk i zbatojnë për shkak të mosmarrjes të përgjegjësive institucionale, paaftësisë të administratës lokale dhe lojrave elektorale. Iniciatorët e projektligjit të importit e pranojnë haptas që Shteti ka kapitulluar në këtë drejtim, ndaj sipas tyre e vetmja mundësi për të pastruar Shqipërine është të importohen mbetjet nga jashtë që industria e riciklimit të punoj me kapacitet të plotë dhe të pastroj mbetjet tona. Ky është kulmi i kulmit. Parlamenti Shqiptar në vend që të detyrojë ekzekutivin dhe pushtetin lokal të zbatojë ligjin për menaxhimin e mbetjeve, shkarkon përgjegjësine vet, dhe propozon një formulë zgjidhjeje kriminale me pasoja të pallogaritshme për eko-sistemin dhe shëndetin e njërëzve.

4-Kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi ka sqaruar në një deklaratë se nuk bëhet fjalë për plehra, por për Lëndë të Para dytësore, duke futur këtu metalet (sipas një klasifikimi të BE) dhe po ashtu sipas tij, është duke u bërë gati, po nga BE një direktivë për të bërë të njejtën gjë për mbetjet e Letrës, Plastikës dhe Drurit…

Së pari Komisioni duhet të presë direktivën e BE në lidhje me listën e gjelbërt. Nuk e kuptojmë këtë nxitim, por me sa duket prapa këtij projekt ligji fshihen qëllimi klienteliste përfitimi, ku mos të habitemi kur një ditë të mësojmë që janë mes tyre të ketë dhe pseudo ambjentalistë si pjesë e kësaj skeme korruptive. Në lidhje me këto mbetje që përmenden kush na garanton ne se nuk janë të rrezikshme. Kush na garanton ne se plastika do të riciklohet 100%. Mund të riciklohet nga 2-99%. Asnjë nuk e di me saktësi. Dhe nëse riciklohet vetëm 50% ku do të shkojë pjesa tjetër e pa ricikluar, do të kthehet sërish në vendet e origjinës? Natyrisht që jo. Do të përfundojë në landfillet tona ose do të shkojë për djegie në inceneritorë të cilët janë ngrejtur qëllimisht të punojnë dhe me mbetjet e importit pasi me kapacitetet e mbedhjes të mbetjeve tona nuk do të ishin në gjenjde të punonin.

5-Nëse ky projektligj kalon në 22 Shtator, çfarë hapash do të ndërmarrë aleanca kundër importit të plehrave?

Aleanca po bën çmos që ta ndalojë miratimin e këtij ligji mënxyrë që do të kishte pasoja të parekuperushme për mjedisin për breza të tërë. Ne kemi patur kontakte me deputetë të parlamentit, si të majtë e të djathtë që për hir të vërteës ndajnë të njëjtin shqëtësim me ne dhe do të bëjnë betejën e tyre në Parlament. Kemi njoftuar konventën e Arhusit, për ligjin që pret të miratohet në Parlament. Shqipëria ka ratifikuar konventën e Arhusit dhe është e detyruar të zbatojë konvente që për nga rëndësia është mbi ligjet tona komëtare.

Tre kollonat kryesore të kësaj Konvente janë:Informimi i publikut,Trasparenca, Përfshirja dhe marja e miratimit nga komuniteti. Asnjë nga këto nuk është bërë deri tani.
Aleanca mblodhi 65 mijë firma për të shkuar në një referendum në lidhje me çështjen e importit. Edi Rama që në ditën e parë kur u ul më karrige, abrogoi ligjin e importit të plehrave. Ai dhe Shalsi arritën të nxirrnin përfitime politike, por duhet të pyesin popullin nëse është dakort me këtë ligj. Nëse ky ligj kalon më 22 Shtator, do të jetë në të zezën e kësaj maxhorance dhe këtij Parlamenti. Ne do ta bëjmë gjithsesi referendumin. Dhe jemi të bindur që jo 65 mije firma por 165 mijë firma pasi shqiptarët e duan vendin e tyre.

Pas