Kryesore

Infermierët, qeveria na mashtroi: Premtuan rritje të pagës me 20%

               Publikuar në : 18:53 - 04/12/18 |
rel d

Infermierët bëjnë pjesë në grupin e profesionistëve që po largohen në mënyrë masive nga vendi, por përsëri duket se nuk po motivohen mjaftueshëm edhe prej veprimeve më të fundit të qeverisë.

Shoqata e Infermierëve ka reaguar kundër votimit në parlament për buxhetin e 2019-ës, ku ndryshe nga çfarë u ishte premtuar, paga do t’i rritet me vetëm 7 %.

Ministria e Shëndetësisë i kishte premtuar infemierëve rritje me 20% të rrogës. Mosmbajtja e këtij premtimi premtimi, ka revoltuar së tepërmi këtë kategori profesionistësh.

“E turpshme Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale premtoi kur u shpall buxheti per 2019 se do kishte rritje page ne rreth 20% ndersa pak dite me pare thote se do rriten pagat vetem me 7% ndersa mesuesit dhe policet me 14%.

Jo vetem qe mbeten kategoria me e diskriminuar dhe me e pavleresuar ne vend, por deri sa te hy ne fuqi per zbatim ky ligj do jete harruar qe u premtua rritje page per kete kategori” , shkruan Shoqata e Infermierëve.

 

Pas