-Kronikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Incidenti në Elbasan/ Shoferi i Ranger Rover-it luksoz sot la qelinë…

Kelmend Xhaferri i arrestuar tre ditë më parë në Elbasan ka lënë sot qelinë dhe do të gjykohet me masën “arrest shtëpie”.

Ai, ishte personi që drejtonte makinën luksoze Ranger Rover me targa AA 040 OJ me vlerë 100.000 Euro, bllokimi i se ciles u be shkas per perplasjen me policine.

Siç është bërë e ditur zyrtarisht teksa shoqërohej Range Rover i drejtuar Xhaferri, një mjet tjetër luksoz dhe i blinduar, Audi A8 goditi makinën e zv/drejtorit të policisë Elbasan.

Autori, (personi qe drejtonte Audin) ende nuk eshte kapur nga policia, ndersa sot dolen ne gjykate per masen e sigurise, 3 personat e arrestuar mbremjen e se henes ne Elbasan.

Kështu, gjykata për Krimet e Rënda vendosi lënien në burg të dy prej tyre, ndërsa liroi të tretin, Kelmend Xhaferri me argumentin se arrestimi i tij ka qene i paligjshem. Xhaferri deri tani akuzohet vetem per pushke sportive pa leje, pasi nuk ka prova qe e fajesonte për incidentin me policinë mbrëmjen e së hënës. 

Me kërkesë të prokurorisë, gjykatesit vendosën masën “arrest në burg” për Ledio Zabelin, i dyshuar për “prodhim e shitje të narkotikëve”. Ai ishte pasagjer në Ranger Roger natën e incidentit. Ndaj tij nuk ka akuze apo veper penale ne lidhje me incidentin, por u mbajt në burg pasi në banese iu gjet një sasi e vogël hashashi.

Po me masën e sigurise arrest me burg u la dhe Valmir Dedja, roja e tregut ushqimor ne Elbasan. Ai akuzohet për kundërshtimin e urdhrit të policisë, pasi nuk pranoi te hapte portat e tregut, teksa policia kerkonte per personin e dyshuar qe goditi policine.

Kujtojmë se tregu agro-ushqimor në Elbasan, makina e blinduar Audi A8 si dhe makina Ranger Rover që u bllokua nga policia janë në pronësi të biznesmenit Petrit Çela.

Burime të “ABC News” pohuan se i vetmi pohim i te dyshuarve ne gjykate ka qenë “jam dakord me avokatin”. Me herët përfaqësuesi i mbrojtjes i ka kërkuar gjykatës lirimin e tyre. Avokati ka pretenduar se prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme për mbajtjen e tyre në qeli.

Përplasja e mjetit të nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi, ndodhi në lagjen “Dyli Haxhire”, gjatë një operacioni policor për verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara.
Në lidhje me ngjaren policia ka shpallur në kërkim pronarin e Tregut Ushqimor të Elbasanit, biznesmenin Petrit Çela.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko