-Si u Veshën

Incidenti/ Blendi Fevziut i këputet kopsa në mes të emisionit, ja zgjidhja që gjen

               Publikuar në : 20:31 - 21/04/18 |
Gerta

Kjo javë në emisionin ‘Opinion’ ka patur të ftuar interesant në panele. Dihet tashmë që sa herë flitet për tema jashtë aktualitetit dhe soft në studio, ka një prezencë më të lartë të femrave në panel e si gjithmonë ato vijnë të kuruara. Ndaj është e pashmangshme të mos bëhen pjesë e rubrikës “Si u veshën”. Por një e papritur i ka ndodhur edhe drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu, këtë javë sa i përket veshjes.

Ajo që tërhoqi tepër vëmendje me veshjen dhe paraqitjen e saj ishte prezantuesja kosovare Antigona Sejdiu, e cila ishte veshur e gjitha në të bardha. Kostum të bardhë me xhaketë dhe pantallona, poshtë xhaketës një kanatiere sensuale të zezë. Flokët e krehura drejtë dhe një makijazhi në ngjyrat e tokës, i dhanë një pamje sa të ëmbël aq edhe estrafagante e serioze Antigonës në studion e ‘Opinion’.

Arjon Muça është një nga moderatorët që gjithmonë kujdeset për pamjen e tij në detaje dhe vjen ndryshe në daljet e tij televizive. Në ‘Opinion’ Arjoni ka ardhur me kostum; pantallona dhe jelek në tonet e ngjyrës gri, kombinuar me këmishë të bardhë, këpucë të zeza dhe shami e kuqe e vendosur në xhepin e jelekut. Arjoni ishte brenda stilit të tij modern e si gjithmonë tepër simpatik.

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj ishte po ashtu pjesë e panelit ditën e mërkurë. Dembacaj ka ardhur e veshur me këmishë të bardhë dhe pantallona të zeza, kombinuar këto me këpucë klasike në gold. Flokët me onde dhe tualeti në ngjyra të errëta duket se i dhanë aktores pamjen e një zeshkaneje të vërtetë.

Teksa e mërkura u dominua nga ngjyra dhe bukuria femërore në panel edhe në të ‘enjten politike’ duket se kanë vazhduar të jenë prezente disa zonja simpatike. Mund të veçohet deputetja e PD-së Grida Duma, e cila erdhi në ‘Opinion’ me një fustan të bardhë, të gjatë dhe të ngushtë pas trupit, ç’ka i ekspozoi edhe më tepër format e saj trupore.

Analistët dhe gazetarët që i shohim shpesh në ‘Opinion’ nuk është se kanë surprizuar, janë veshur si gjithmonë brenda stilet të tyre në ngjyra të errëta dhe këmisha të bardha.

Por java duket se nuk kaloi lehtë për drejtuesin e emisionit Blendi Fevziun, ai pati një situatë plot siklet ditën e martë teksa kishte zgjedhur të shfaqej me një kostum në nuancat e grisë, me vija në ngjyrë rozë të lehtë, këmishë të bardhë dhe kollare në rozë me figurat që duket se u përngjajnë gjelave. Kombinimi në ngjyra duket se ka qenë shumë i mirë, por teksa ishte në emision live, për ngjarjet më të fundit nga politike në vend, Fevziut i është këputur kopsa e kostumit.

Pas kësaj ai ka kërkuar ndihmën e stafit për një gjilpërë, Drini Zeqo duket se ka ardhur në ndihmë me një paramandë, duke e shpëtuar Fevziun. Ndërkohë emisioni ka vazhduar normalisht.

Më poshtë ju sjellim të gjithë të ftuarit e kësaj jave, jepni edhe ju komentin tuaj në facebook për atë që sipas jush është veshur më mirë dhe më keq./Gerta Zaimaj-opinion.al ©

 

 

 

#Repost @blendifevziu with @get_repost ・・・ Tani ne Opinion

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

 

Ornela Vorpsi rrefen veten…

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

 

 

Outfit @nadirakika ❤

A post shared by Antigona Sejdiu (@antigonasejdiu) on

Pas