Aktualitet, Kryesore

Ilir Meta takohet me presidenten kroate, diskuton edhe për Ballist Morinën

Presidenti i Ilir Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në Kroaci, ndërsa është takuar edhe me presidenten Kolinda Grabar-Kitarovic.

Në fokus të këtij takimi kanë qenë disa tema, duke veçuar marrëdhëniet mes dy shteteve dhe të ardhmen e tyre.

Mësohet se në takimin mes dy presidentëve është folur edhe për Ballist Morinën, i cili ndodhet i arrestuar në këtë vend.

Ata kanë diskutuar për të gjetur një zgjidhje për këtë rast.

Presidenti Ilir Meta në kohën kur Ballist Morina ishte drejt ekstradimit në Serbi, thirri në një takim ambasadoren kroate në Shqipëri për të diskutuar rreth çështjes në fjalë.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko