Sport

Ilir Daja kërkon golin ndaj Kairat

Skënderbeu do të përpiqet të bëjë surprizën sot përballë në Almatit të Kazakistanit, në ndeshjen e turit te dytë të kualikueseve të Europa League. Trajneri Ilir daja në konferencën për shtyp para ndeshjes deklaroi se ekipi i tij ka përparësi mbrojtjen në këtë takim duke shpresuar që të gjejë hapësirë për të shënuar. “Kundërshtari ka lojtarë cilësorë, patjetër që e kemi studiuar mirë atë, por në Almaty do mbrohemi mirë dhe do shikojmë përpara për të shënuar gol. Vijmë në Kazakistan për të dhënë më të mirën tonë. Kemi përballë një kundërshtar i cili ka avantazh të madh faktin që është në aktivitet, por kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi cilësitë tona’.

“Pjesë e grupit të Skënderbeut janë disa futbollistë që kanë eksperiencë në Europa League dhe do ta ndihmojnë skuadrën për të arritur atë ç’ka duhet. Ekipi është i plotë dhe ka besim për tu përballur ndaj Kairatit”. Skënderbeu ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore. Grupi është në atmosferë optimiste edhe pas premtimit të presidentit Takaj për një shpërblim prej 100 mijë eurosh për kualikimin.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko