-Sociale, Aktualitet, Te Fundit

IKMT, aksion për prishjen e objekteve në Lungomare

Inspektorati i Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit ka rinisur aksionin në terren për prishjen e 6 objekteve në ndihmë të projektit të Lungomares në Vlorë.

Objektet e planifikuara për tu prishur janë banesa 1 dhe 2 katëshe. Por, aksioni i kësaj të hënë hasi në rezistencën e banorëve. Për këtë është dashur ndërhyrja e policisë. 

 

Banorët pretendojnë një dëmshpërblim më të madh për pronat e tyre.

Një javë me parë IKMT-ja iu la 5 ditë kohë familjeve të boshatisnin banesat. Aksioni ka nisur edhe në zonën e plazhit të vjetër për t’i hapur rrugë projektit. Në këtë zonë është parashikuar të prishen 10 objekte dhe disa mure rrethues.

Tv Klan

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko