Sport

Ibra thumbon keq Ronaldon: Do sfida?! Pse nuk shkon në kategorinë e dytë


               Publikuar në : 22:21 - 12/01/19 |
b.f

Zlatan Ibrahimoviç është gjithmonë në qendër të vëmendjes me deklaratat e tij që shumicën e kohës janë kritikuese.

Shtatlarti suedez që luan në kampionatin amerikan me skuadrën e Los Anxhelos Galaksi, në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur për Kristiano Ronaldon dhe si gjithmonë, ai ka bërë kritikën e radhës.

Ish-lojtari i shumë ekipeve në Europë ka thënë për “yllin” portugez se sfidat që ai merr përsipër nuk janë të vështira. “Meqë do sfida, përse nuk shkon në një ekip të kategorisë së dytë, të bëhesh kampion dhe ta ngjisësh në kategorinë e parë. Ato që thotë ai janë gjepura, të shkosh tek Juventus nuk është sfidë”, ka “thumbuar” Ibra.

Pas